Sfidohet Kryeministri irlandez – Varadkar përballë testit elektoral
Kryeministri Irlandez do të përballet nesër me momentin e së vërtetës. Leo Vardakar do të jetë pjesë e zgjedhjeve elektorale pas sondazheve të realizuara deri më sot, në një përpjekje për të vazhduar qëndrimin e tij si udhëheqës i vendit.
Fushata nuk ka shkruar mirë për të, që nga dështimet e politikës së brendshme si pasojë e procesit të Brexit i cili e vendosi atë në epiqendrën e dramës rreth tërheqjes së Britanisë nga BE.
Ndryshe nga pritshmëritë e tija, përballë presionit të jashtëzakonshëm i Johnson dhe i May para tij, ai i rezistoi marrëveshjes së vështirë sipas së cilës pavarësisht rezultatit, irlandezët do të mund të shmangnin kontrollin në kufirin doganor.
Por mesa duket votuesit janë më pak të prirur t’i japin Varadkar ose të djathtës së tij qendrore Fine Grael, meritën për këtë arritje. Në një sondazh të Irish Times këtë javë, vetëm 3% e të anketuarve thanë se Brexit duhet të jetë çështja prioritare për udhëheqësin e ri irlandez. Me rëndësi shumë më të madhe ishin shëndetësia 42% dhe strehimi 34%, pika të dobëta për partinë e Varadkar pas nëntë vitesh në pushtet. (FT)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.