SHBA: ”1 milion dollarë për gjetjen e djalit të Osama Bin Laden!”
Qeveria e SHBA ofron 1 milion dollarë për gjetjen e djalit të udhëheqësit terrorist Osama Bin Laden.
Një njoftim i Departamentit të Shtetit, thotë se shpërblimi do jepet për ndihmën në gjetjen e Hamza Bin Ladenit në çdo vend si pjesë e programit “shpërblime për drejtësi”.
Njoftimi thotë se djali i Bin Ladenit ka dalë si udhëheqës i grupit terrorist të al-Kaidës. Babai i tij u vra në një bastisje ushtarake në Pakistan në maj të vitit 2011.
Hamza bin Laden u emërua “terrorist global’’ në janar të vitit 2017. Ai ka bërë mesazhe audio dhe video, duke deklaruar në këtë formë, sulme ndaj SHBA dhe aleatëve të saj. Al-Kaida ishte përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe sulme të tjera të rrezikshme.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.