SHBA, 49.000 vende të reja pune në janar – Rritje e pamjaftueshme për të përmirësuar papunësinë
Të dhënat e raportuara nga Departamenti i Punës i SH.B.A. të premten treguan se pavarësisht se Amerika shtoi 49,000 vende të reja pune në janar, rritja e vendeve të punës ishte akoma më pak sesa parashikohej.
Me rritjen e vendeve të reja të punës, shkalla e papunësisë ra në 6.3 përqind, 0.4 pikë përqindje më e ulët se ajo e dhjetorit, njoftoi The Hill.
Raporti theksoi se rritja e vendeve të punës nuk ishte e mjaftueshme për të përmirësuar papunësinë në janar. Ekonomistët përgjithësisht kishin pritur një rritje prej 100,000 vende pune për të mbajtur të pandryshuar shkallën e papunësisë.
Byroja e Statistikave të Punës tha se rritja e vendeve të punës në industrinë e shërbimeve dhe arsimit u shtyp nga rënia e vendeve të punës në të gjithë sektorin ekonomik.
Nicole Goldin, bashkëpunëtore e vjetër jorezidente në Këshillin e Atlantikut, tha se ky raport mbi vendet e punës tregon shenjat fillestare të një rikuperimi të përgjithshëm, megjithatë, për shkak të çështjeve të sigurisë ushqimore, kostove të larta mjekësore, papunësisë së lartë të vazhdueshme dhe ngecjes së bizneseve të vogla, nevoja emergjente është që tu sigurohet ndihmë, veçanërisht grupeve të cenueshme, grave, njerëzve me ngjyrë dhe punëtorëve me të ardhura të ulëta.
Goldin vuri në dukje se pa stimuj të mëtejshëm ekonomikë, kthimi i fëmijëve në shkollë dhe rihapja e ekonomisë do të dobësojë besimin e konsumatorit, aftësinë për të siguruar punë dhe kapacitetin e investimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.