SHBA, Alabama kalon ligjin që ndalon abortin
Ligjvënësit e Alabama – s kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin, i cili do të jetë ligji më i rreptë i SHBA, raporton BBC. Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera po kërkojnë të vendosin kufizime të reja mbi abortin.
Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota me gjashtë kundër, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit. Ata duan që gjykata, e cila tani ka një shumicë konservatore, të përmbysë vendimin e vitit 1973 për legalizimin e abortit.
Guvernatorja republikane Kay Ivey nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë këtë ligj, megjithëse ajo është e njohur si një kundërshtare e fortë e abortit. Ligji u miratua 74 me 3 vota më parë këtë muaj në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.
Aborti do të lejohej vetëm në rrethana të caktuara për të mbrojtur shëndetin e nënës. Organizata Kombëtare për Gratë e quajti ndalimin “jokushtetues” dhe tha se ishte “një përpjekje transparente për të nxitur mbështetjen politike për kandidatët anti-abort në zgjedhjet e ardhshme”.
Burrimi: BBC
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.