SHBA bëhet ekonomia e 5-të kryesore që pëson rënie të prodhimit për shkak të luftës tregtare
Prodhimi global ka marrë një goditje të rëndë gjatë luftës tregtare, ku pas Gjermanisë, Britanisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut edhe SHBA po vuan pasojat.
Në indeksin e fundit të prodhimit të ekonomisë amerikane u vu në dukje një ngadalësim i befasishëm i prodhimit.
Aktiviteti i fabrikave amerikane kë pësuar rënien e parë pas 3 vitesh kryesisht në sektorin e automobilave.
Ekonomia më e madhe në botë sapo ju bashkua vendeve me ngadalësime shqetësuese në rritjen globale.
Flamujt e kuq që paralajmërojnë një recesion të mundshëm gjithashtu janë shfaqur në treg.
Rezultatet janë në përputhje me idenë se ekonomia globale po ngadalësohet dhe se pasiguria politike po merr një goditje në ekonomi.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.