SHBA bllokon blerjet kineze – Planifikon frenimin e investimeve në firmat e teknologjisë
Departamenti i Thesarit në SHBA po harton masa që do të bllokojnë firmat me pronësi minimale prej 25% që të blejnë kompani amerikane që kanë rëndësi të madhe në teknologji.
Sipas një publikimi të Wall Street Journal, kufiri i zotërimit kinez mund të ndryshojë përpara se këto masa të lajmërohen. Lëvizja pritet ti japë nxitje konfliktit mes dy ekonomive më të mëdha në botë, gjë që ka kërcënuar tregjet financiarë dhe ekonominë globale.
Tarifat në 34 miliard dollarë mallra kinezë, që janë të parat nga një total i mundshëm prej $450 miliard, pritët të bëhen efektive më 6 Korrik, prej akuzave të SHBA se Kina po shfrytëzon në mënyrë të jashtëligjshme teknologjinë amerikane nëpërmjet rregullave për sipërmarrjet e përbashkëta në vend dhe politikave të tjera.
Kufizimet në investime nga Departamenti i Thesarit, do të shënjestrojnë sektorë të rëndësishëm, përfshirë ato që Kina po përpiqet të zhvillojë në planin industrial “Made in China 2025”, sipas burimeve në SHBA.
Ndër objektivat, plani synon të fuqizojë kapacitetin e Kinës në teknologjinë e informacionit, hapësirën ajrore, inxhinierinë detare, farmaceutikë, robotikë dhe industri të tjera të teknologjisë së lartë.
Sipas shkrimit, Departamenti i Tregtisë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare po propozojnë kontrolle të mëdha në eksporte për të frenuar dërgesat e kësaj teknologjie në Kinë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.