SHBA/ Demokratët përballen në debatin e parë presidencial – Trump: “I mërzitshëm”
Beteja për të vendosur kandidatin demokrat që do të përballet me Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit 2020 ka filluar. Dhjetë demokratët u konfrontuan në debatin e parë televiziv të mërkurën me diskutime dhe tema që varionin nga kujdesi shëndetësor tek emigracioni. Tema për të hedhur poshtë presidencën e tanishme të SHBA ishte në qendër të vëmendjes. Kandidatët sulmuan politikat ekonomike të Trump, nga të cilat sipas tyre përfitojnë të pasurit në kurriz të amerikanëve që punojnë, duke i quajtur politikat e tij kufitare si të ‘pashpirt’. “Më 20 janar 2021, do të themi ‘Adios’ Donald Trump,” tha ish Sekretari i Strehimit Julian Castro.
Ndërkohë presidenti aktual Donald Trump publikoi në adresën e tij në Twitter pikëpamjen e tij mbi debatin me një fjalë të vetme: “I mërzitshëm”.
Më shumë se 20 kandidatë demokratë aktualisht janë duke kandiduar për të qenë i emëruari i partisë. Një debat i dytë, me 10 kandidatë të tjerë, përfshirë edhe favoritët Joe Biden dhe Bernie Sanders, do të realizohet mbrëmjen e së enjtes. Senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ishte në qendër të skenës. Ajo tha se sigurimi privat po përfitonte nga amerikanët dhe tha se dhuna me armë duhet të trajtohet si një krizë shëndetësore. Ajo ka fituar shumë pikë në në sondazhet popullore duke mbështetur një program Medicare-for-All të sponsorizuar. “Ajo që po ju them është se ata thjesht nuk do të luftojnë për të. Shëndetësia është një e drejtë bazë dhe unë do të luftoj për të”, tha ajo.
Megjithatë, ish-përfaqësuesi i SHBA John Delaney, i cili është një kritik i Medicare-for-All tha se demokratët nuk duhet të zhdukin një sistem i cili është duke funksionuar shumë mirë për amerikanët. “Unë mendoj se ne duhet të jemi partia që mban atë që po funksionon dhe rregullon atë që është thyer”, tha Delaney.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.