SHBA do dhurojë vaksina përmes COVAX / Pritet të ofrojë 500 milion doza të Pfizer për vendet e varfëra
Administrata e Biden planifikon të dhurojë 500 milionë doza të vaksinë së Pfizer kundër koronavirusit ndaj thuajse 100 vendeve, brenda një periudhe 2 vjeçare. Shtetet e Bashkuara pritet të shpërndajnë 200 milionë doza këtë vit dhe 300 milionë të tjera në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm ndaj 92 shteteve me të ardhura të ulëta dhe Bashkimit Afrikan, sipas burimeve. Dhurimet do të ofrohen nëpërmjet programit COVAX që shpërndan vaksina ndaj vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme. Ndërsa pyetej përpara nisjes për takime në Evropë, nëse ka një strategji botërore për vaksinën Biden tha se “ekziston një dhe se do ta lajmërojë së shpejti”. Biden pritet ta bëjë lajmërimin zyrtar në Britani gjatë mbledhjes së Grupit të Shtatë(G7) vendeve më të pasura në botë. Marrëveshja është negociuar në 4 javëve fundit koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zientws dhe ekipi i task forcës së koronavirusit, sipas burimeve. Sipas raportimeve mediatike, SHBA po bisedojnë gjithashtu me Moderna për të blerë doza për t’i dhururar ndaj vendeve të tjera. Një zëdhënës për Moderna tha se kompania është interesuar në ofrimin e dozave drejt qeverisë amerikane, për t’i dhënë në vende me të ardhura të ulëta e të mesme. Shtëpia e Bardhë është gjendur përballë presioneve për të dhuruar vaksina të Covid-19 në vende të tjera. SHBA kanë administruar të paktën 1 dozë ndaj rreth 64% të popullsisë së rritur dhe kanë nisur gjithashtu vaksinimin e adoleshentëve, ndërkohë që vende të tjera si Brazili dhe India, nuk kanë vaksina në dispozicion për grupet e cenuara të popullsisë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.