SHBA heq 1.5 trilionë dollarë taksa – Sondazhi: Nuk ka ndikim tek biznesi!
Heqja prej 1.5 trilionë dollarësh taksash amerikane e administratës së Trump, duket të mos ketë ndikim të madh në investimet kapitale të bizneseve ose planet e punësimit.
Kjo, sipas një sondazhi të lëshuar një vit pas ri kontrollit më të madh në më shumë se 30 vjet të kodit tatimor të SHBA. Shoqata Kombëtare e Biznesit të Ekonomisë ‘(NABE), zbuloi ditën e sotme se ndërsa disa kompani raportuan përshpejtimin e investimeve për shkak të taksave më të ulëta të korporatave, 84 për qind e të anketuarve thanë se nuk i kishin ndryshuar planet. Kjo, krahasuar me 81 për qind në anketën e mëparshme të publikuar në tetor.
Shtëpia e Bardhë kishte parashikuar që paketa masive stimuluese fiskale, do të nxiste shpenzimet e biznesit dhe rritjen e vendeve të punës. Shkurtimet e taksave hynë në fuqi në janar 2018. “Një shumicë e madhe e të anketuarve, 84 për qind, tregojnë se një vit pas saj, reforma e taksave të korporatave nuk ka shkaktuar që firmat të ndryshojnë planet e tyre të punësimit ose të investimeve” -tha presidenti i NABE Kevin Swift .
Normat më të ulëta tatimore, megjithatë, kishin ndikim në sektorin e prodhimit të mallrave, ku 50 për qind e të anketuarve nga ky sektor njoftuan rritje të investimeve në kompanitë e tyre dhe 20 për qind thanë se ata mbikëqyrnin punësimin dhe investimet në Shtetet e Bashkuara nga jashtë. Studimi NABE gjithashtu njoftoi për një ngadalësim të mëtejshëm të shpenzimeve të biznesit pasi u moderua ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2018. Matja e anketës së shpenzimeve kapitale ra në janar në nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2017. Pritjet për shpenzimet kapitale për tre muajt e ardhshëm gjithashtu u dobësuan.
“Firmat më të vogla rritën shpenzimet kapitale krahasuar me përgjigjet e anketës së tetorit, por ulja duket të jetë më e përqendruar në strukturat sesa në investimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” -tha Swift, i cili është gjithashtu krye ekonomist në Këshillin Amerikan të Kimisë. Sipas vëzhgimit rritja e punësimit u përmirësua në tremujorin e katërt të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e tretë. Vetëm pak më shumë se një e treta e të anketuarve raportuan rritje të punësimit në firmat e tyre gjatë tre muajve të fundit, nga 31 për qind në studimin e tetorit.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.