SHBA i afrohet 4 mln rasteve me Covid-19. Regjistron mesatarisht 2,600 të infektuar me koronavirus në orë
Rastet e me koronavirus në Shtetet e Bashkuara po arrijnë drejt 4 milionë, me 2,600 raste të reja në orë mesatarisht, që është norma më e lartë në botë. Infeksionet në Shtetet e Bashkuara janë përshpejtuar që kur u shfaq rasti i parë më 21 Janar. U deshën 98 ditë që vendi të arrinte 1 milionë raste, 43 ditë për të prekur 2 milionë dhe 27 ditë për 3 milionë raste. Që të arrihen 4 milionë raste, janë dashur vetëm 16 ditë, me një normë prej 43 rastesh të reja me koronavirus, në minutë.
Qeveria federale, guvernatorët shtetërorë dhe liderët e qyteteve, janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin për mënyrën më të mirë për të luftuar pandeminë, duke sjellë rregulla kontradiktore për çështje si veshja e maskave në publik apo rihapja e bizneseve. Presidenti Donald Trump ka ndërruar tonin së fundmi. Ai nguronte më parë për të vendosur një maskë, por këtë javë inkurajoi amerikanët që të veshin maskat dhe ai vetë është shfaqur për herë të parë në publik duke mbuluar fytyrën. Prej 20 vendeve me vatrat më të mëdha të infeksionit, SHBA renditet e dyta në rastet për frymë, me 120 infeksione për 10,000 njerëz, duke lënë përpara vetëm Kilin. Me mbi 143,000 vdekje, apo 4.4 vdekje për 10,000 njerëz, Shtetet e Bashkuara renditen në vend të 6 në të gjithë botën për vdekjet më të mëdha për frymë. Përpara ndodhet Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia, Kili dhe Franca.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.