SHBA, jep dorëheqjen këshilltari për ekonominë i Trump, Kenneth Frazier
CEO i gjigantit amerikan të farmaceutikës, Merck, Kenneth Frazier njoftoi sot dorëheqjen nga funksioni si këshilltar ekonomik i Donald Trump për të protestuar kundër deklaratave të këtij të fundit pas dhunës së shënuar në Charlottesville.
“Liderët amerikanë duhet të nderojnë vlerat tona themelore, duke hedhur poshtë në mënyrë të qartë manifestimet e urrejtjes, të fanatizmit dhe çdo pretendim të supremacisë që mohon idealin e aspiruar amerikan, që të gjithë individët janë krijuar të barabartë”, njoftoi Frazier në një postim në Twitter.
“Në rolin e CEO-s së “Merck” dhe të zërit të ndërgjegjes, konsideroj si përgjegjësinë time të pozicionohem kundër mungesës së tolerancës dhe ekstremizmit”, shtoi Frazier, 62 vjeç, drejtues i “Merck” që nga viti 2011.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.