SHBA: Jo kandidatë kriminelë në lista – Ambasadorja Kim: Partitë, kujdes me përzgjedhjen e deputetëve
E ndërsa partitë politike, janë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim, në një konferencë me titullin “kostot e Demokracisë”, apeloj fortë ndaj partive politike që në 25 prill, të mos përfshijnë persona që i ka prekur ligji i dekriminalizimit. Por ambasadorja nuk i mjaftua me kaq, duke kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve me standarde.
Shqiptarët meritojnë të kenë besim te institucionet e tyre. Çdokush ka një rol të rëndësishëm që të luajë në zhvillimin e demokracisë që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ne gjithmonë kemi inkurajuar, madje edhe i kemi ‘bezdisur’ drejtuesit e partive që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të plotësojnë kërkesat e shqiptarëve për kandidatë të pastër. Partitë të bëjnë transparente financimet.
Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparente me këtë pjesë. Liderët duhet të largojnë politikanët e tyre të korruptuar nga lista, duhet të zbatohet dekriminalizimi.
Liderët duhet të tregojnë transparencë, financime transparente sikurse punojnë me sistemin u bëjmë thirrje të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kriminelë në një demokraci shqiptare. Ata do të jenë ata që do të vendosin pushtetin. Anëtarët e Shoqërisë Civile do të japin mendimet e tyre që Shqipëria të mbajë zgjedhje që njihen , duke bërë rekomandime për përmirësime.
Në emër të partisë demokratike ishte Ivi Kaso që hodhi propozimin për krijimin e një komisioni parlamentar për monitorimin e financave të partive politike. Ndërsa Taulant Balla nga socialistët tha se zgjedhjet e 25 prillit do të garantojnë standarde të larta.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.