SHBA nuk e “harron” Ballkanin – Trump: Rajoni jo i stabilizuar, kërcënon interesat tona
Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë me një vit urdhrin ekzekutiv për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji është firmosur në vitin 2002, dhe projektohej të zgjaste deri në 26 qershor të këtij viti.
Por, Shtëpia e Bardhë vlerëson se, stabiliteti në rajon përballet ende me kërcënime dhe rreziqe. “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin e dëmshëm, vazhdojnë të përbëjë një kërcënim të pazakonshëm dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të shteteve të bashkuara”-thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
“Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur në 26 Qershor të vitit 2001, dhe masat e adoptuara asokohe dhe pas marrëveshjes, do të vijojnë përtej 26 qershorit të këtij viti. “Unë po e zgjas emergjencën kombëtare në respekt të Ballkanit Perëndimor, me një vit”-thotë Donald Trump. Në vitin 2001, ky urdhër u firmos duke pasur parasysh kryesisht situatën në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni.
Më pas, në vitin 2003, zbatimi i marrëveshje së Ohrit u përfshi në këtë strategji.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.