SHBA paralajmëron për sulme të tjera – Rifillojnë operacionet e evakuimit në Kabul. Afrohet afati i tërheqjes
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kanë paralajmëruar për më shumë sulme terroriste në Kabul, ndërkohë që afrohen afati përfundimtar i tërheqjes së trupave nga Afganistani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kanë paralajmëruar për më shumë sulme terroriste në Kabul, ndërkohë që afrohen afati përfundimtar i tërheqjes së trupave nga Afganistani. Dy sulme kamikaze ndodhën të enjten në aeroportin Ndërkombëtar, Hamid Karzai të Kabulit, ku me mijëra njerëz ende shpresojnë të evakuohen nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.
Komanda e Përgjithshme amerikane konfirmoi se 13 ushtarë amerikanë humbën jetën gjatë këtyre sulmeve dhe 18 të tjerë u plagosën, ndërsa rreth 80 afganë gjetën vdekjen. ISIS mori përgjegjësinë e këtyre sulmeve. Paralajmërimet për të tjera sulme vijnë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët rifilluar evakuimet nga Kabuli.
Rreth 12,500 persona janë larguar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa gjatë 2 javëve të fundit mendohet se janë larguar nga vendi rreth 105 mijë persona. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ISIS-K përbën një rrezik në rritje për aeroportin. Ai tha se komandantët amerikanë janë urdhëruar të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e grupit Shteti Islamik.
Njerëzit duan të largohen, sepse kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre me trupat ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit. Disa po ashtu druajnë se regjimi taliban mund të vendosë një interpretim të ashpër të ligjit islamik, që shtyp sidomos gratë. Afati për përfundimin e evakuimeve është data 31 gusht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.