SHBA/ Qeveria heq opsionin e nënshtetësisë në regjistrimin e popullsisë 2020
Në regjistrimin e popullsisë në vitit 2020 (CENSUS 2020), nuk do të ketë më pyetje për shtetësinë, bëri me dije një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë (DOJ) të martën mbrëma, ndërkohë që deri më tani ishte folur për domosdoshmërinë e ekzistencës së saj në formular. Zëdhënësi konfirmoi lajmin pasi një avokat i DOJ informoi disa nga avokatët që kundërshtuan çështjen në gjykatë se një version i sondazhit pa pyetjen ishte dërguar për printim.
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar vendimin e marsit 2018 nga sekretari i Tregtisë Wilbur Ross për të shtuar pyetjen. Por ‘opinioni’, i shkruar nga Shefi i Drejtësisë John Roberts, la shumë hapësirë ligjore për administratën që ta shtonte sërish pyetjen. Pengesa kryesore me të cilën përballet administrata ishte koha, ai pati thënë në mënyrë të përsëritur në dosjet gjyqësore se format e anketimit duhej të dërgoheshin për printim këtë javë.
Përditësimi nga Departamenti i Drejtësisë erdhi më pak se një orë përpara se Departamenti i Drejtësisë pritej t’i tregonte gjykatës federale në Maryland, nëse do të përpiqej të shtonte sërish pyetjen. “Unë e respektoj Gjykatën Supreme, por nuk pajtohem aspak me vendimin e saj lidhur me vendimin tim për të rivendosur çështjen e nënshtetësisë në regjistrimin e vitit 2020”, tha Ross në një deklaratë të martën mbrëma. “Byroja e Regjistrimit ka filluar procesin e shtypjes së pyetësorëve dhjetëvjeçarë pa pyetjen. Fokusi im, dhe ai i Byrosë dhe i tërë Departamentit është të kryejë një regjistrim të plotë dhe të saktë “, shtoi ai.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.