SHBA: Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën në Ukrainë!
SHBA thotë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën në Ukrainë. Pretendimi vjen përpara një takimi kyç në Romë mes zyrtarëve të lartë të sigurisë amerikane dhe kineze të hënën.
Një raund i tretë i bisedimeve do të zhvillohet sot midis Ukrainës dhe Rusisë. Diskutimet do të zhvillohen të hënën në mëngjes përmes videokonferencës dhe pas bisedimeve të pasuksesshme në Bjellorusi dhe midis ministrave të jashtëm në Turqi të enjten e kaluar.
Ushtria ruse tha se vrau deri në 180 “mercenarë të huaj” në sulmet të dielën kundër poligonit ushtarak Yavoriv në Ukrainën Perëndimore, jo shumë larg kufirit polak. Shifra e viktimave nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Autoritetet ukrainase konfirmuan se video gazetari amerikan Brent Renauld u vra në periferi të Kievit, Irpin.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.