SHBA, vaksinim për fëmijët 5-11 vjeç – Rregullatori i shëndetit autorizon vaksinën e Pfizer dhe BioNTech
Rregullatori i shëndetit në SHBA-së autorizoi vaksinën e koronavirusit Pfizer dhe BioNTech për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, duke e bërë atë vaksinën e parë COVID-19 për fëmijët e vegjël në Shtetet e Bashkuara. Vendimi pritet të vërë në dispozicion vaksinën për 28 milionë fëmijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë rikthyer në shkollë.
Vendimi vjen pasi një panel këshilltarësh të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) votuan me shumicë dërrmuese për të rekomanduar autorizimin të martën. Një panel këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është planifikuar të takohet javën e ardhshme për të shqyrtuar rekomandimet se si duhet të përdoret vaksina në atë grupmoshë. Drejtori i CDC do të ketë fjalën e fundit.
Vetëm disa vende të tjera, duke përfshirë Kinën, Kubën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nisur deri më tani vaksinimin për fëmijët në këtë grupmoshë, por edhe më të vegjël.
FDA autorizoi një dozë 10 mikrogramë të vaksinës Pfizer tek fëmijët e vegjël, më e ulët se 30 mikrogramët në vaksinën origjinale për ata të moshës 12 vjeç e lart. Pfizer dhe BioNTech thanë se vaksina e tyre tregoi 90.7% efikasitet kundër koronavirusit në një provë klinike të fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Kompanitë presin të dhëna nga një provë klinike tek fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç deri në fund të vitit.
Shtetet e Bashkuara filluan vaksinimin e adoleshentëve ndërmjet moshës 12 dhe 17 vjeç me këtë vaksinë në muajin maj. Mbulimi i vaksinimit midis fëmijëve në atë grupmoshë është më i ulët se në grupet më të vjetra, sipas CDC. Vaksina e Pfizer ishte e para që u autorizua për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit të kaluar për ata të moshës 16 vjeç e lart. Pfizer mori lejen për vaksinimin e grupmoshës 12 deri në 15 vjeç në maj dhe iu dha miratimi i plotë i SHBA në gusht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.