SHBA vijon të thyejë rekorde negative. Regjistron mbi 60,500 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 60,500 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord të ri ditor, ndërkohë që amerikanëve i është bërë thirrje të marrin masa pasi pandemia po bëhet gjithnjë e më shumë e politizuar.
Totali përfaqëson një rritje të vogël nga e Mërkura, ku kishte 60,000 raste të reja dhe shënon rritjen më të madhe ditore të çdo vendi që kur nisi pandemia. Ndërkohë që infeksionet janë rritur në 41 shtete nga 50 në 2 javët e fundit, amerikanët po bërë gjithnjë e më të ndarë mbi çështje si rihapja e shkollave dhe bizneseve. Urdhërat e guvernatorëve dhe liderëve lokalë për të vënë maska ndryshojnë në shumë shtete. Doktorët thonë se mosvendosja e maskave është egoiste dhe bën kontrast me stafin mjekësor që po vendos jetën në rrezik.
Florida raportoi thuajse 9,000 raste të reja dhe 120 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke shënuar rekord ditor për jetët e humbura. Guvernatori Ron DeSantis e quajti rritjen e rasteve një devijim të shkurtër dhe i bëri thirrje banorëve që të mos kenë frikë. Florida është një ndër pak shtete që nuk publikon numrin e pacientëve me Covid-19 të shtruar në spitale. Megjithatë, me dhjetra spitale në Florida raportuan se njësitë e kujdesit intensiv i kanë në kapacitet të plotë.
Në Teksas, një grup i pronarëve të lokaleve paditën guvernatorin Greg Abott, duke thënë se urdhëri i mbylljes më 26 Qershor shkell kushtetutën shtetërore. Drejtori i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Robert Redflield, tha se mbajtja e shkollave të mbyllura do të jetë rrezik më i madh për shëndetin e fëmijëve se sa rihapja e tyre. Kalifronia dhe Teksasi, 2 shtete me popullsinë më të madhe, lajmëruan rritje rekord të vdekjeve nga Covid-19 ditën e Mërkurë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.