Shell me perspektivë të gjelbërt – I bashkohet IONITY për të ndërtuar “autostradat” elektrike
Firma hollandeze e naftës, Shell, është bashkuar me prodhues europian të makinave, për të ndërtuar stacione të karikimit të makinave elektrike në autostradat e Europës, duke u futur në garën për të hequr një nga pengesat më të mëdha që përballet sektori i makinave elektrike.
Shell i është bashkuar IONITY, një sipërmarrje mes BMË, Daimler, Ford dhe Volkswagen, që do të ndërtojë 400 stacione deri në vitin 2019, deklaroi kompania.
Gjigant të tjerë të sektorit të energjisë, përfshirë firmën franceze Engie dhe gjermanen E.ON, po përpiqen të ndërtojë rrjete të karikimit të makinave elektrike në Europë, por Shell bëri të ditur se teknologjia e IONITY është çelësi për problemet e lidhura me udhëtimet në distanca të largëta.
Ndërkohë që makinat elektrike zënë një pjesë fare të vogël në tregun global, ritmi i rritjes dhe çmimet vazhdimisht të ulëta të naftës, po nxisin kompanitë që të rivlerësojnë modelet e tyre të biznesit, ndërkohë që bota po shkon drejt një modeli më të pastër të transportit.
Sipas projeksioneve më optimiste të SHELL, makinat elektrike prite të rriten nga 1% të totalit të makinave në botë, në 10% deri në 2025-ën, duke i hequr kërkesës për naftë thuajse 800,000 fuçi në ditë.
Rivali British Petroleum, deklaroi në muajin Gusht se ndodhet në negociata me prodhuesit e makinave për të ofruar stacione të karikimit.
Numri i këtyre stacioneve është trefishuar nga 2014 në 2017-ën, duke arritur në 120 mijë, sipas mbikëqyrësit të tregut (EAFO).
Megjithatë, problemet qëndrojnë në ofrimin e udhëtimeve në distanca të gjata. Me teknologjinë e INOITY, makinat me kapacitet të avancuar të karikimt prej 350 kW, do të karikohen brenda 5-8 minutave, deklaron Shell. Aktualisht, duhen disa orë për një makinë të zakontë elektrike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.