Shembet ura, izolohen 2 mijë banorë në fshatin Darzezë
Ura që lidh fshatin Darzezë me qytetin e Fierit është shembur mëngjesin e kësaj të diele, si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Vjosë.
Shembja e urës ka izoluar dy mijë banorë të fshatit Darzezë dhe zonës përreth. Darzeza është një nga fshatrat më të prekura nga përmbytjet. Forcat e Armatosura do të ndërtojnë një urë provizore për ti ardhur në ndihmë banorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.