“Shengeni Ballkanik”, takimi tjetër në Durrës, Rama: Heq pengesat për mallrat, s’ka lidhje me integrimin
Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë dakordësuar 9 pika, në kuadër të “Shengenit Ballkanik”gjatë samitit të zhvilluar të dielën në Ohër.
Në dokument theksohet se objektivi për krijimin e tij lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Ndërkohë që, në konferencën për shtyp,të zhvilluar pas samitit kryeministri Edi Rama deklaroi se krijimi i tij s’ka lidhje me refuzimin e Bashkmiti Evropian për çeljen e negociatav për anëtarim
Ndërkaq, sipas presidentit të Serbisë, “Shengeni Ballkanit” do të sjellë një ambient pa konflikte në Ballkan, ndërsa theksoi se shqiptarët mund të futen vetëm me letër njoftime në Serbi. Të njëjtën gjë deklaroi edhe Zoran Zaev.
Sipas Ramës, projekti ku lëvizja do të jetë e lirë brenda Ballkanit do të duhet që të mbyllet brenda vitit 2021. Samiti i parë i Shengenit Ballkanik u zhvillua më 8 tetor, në Novi Sad të Serbisë, ndërkohë që ai i radhës do të zhvillohet në Durrës, në datën 21 dhjetor.
SCAN
ERTV Live😊: OHËR – Konferenca e përbashkët për shtyp pas mbylljes së Mbledhjes së Ohrit
Posted by Edi Rama on Sunday, November 10, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.