Shërbim Fast Track në Hipoteka, Pjetri: 9 shërbimet kryesore do kryhen 24 orë pas pagesës
Nga 1 nëntori Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka vënë në zbatim shërbimin Fast Track, i cili bën të mundur marrjen brenda 24 orëve të 9 prej 51 shërbimeve kryesore kadastrale.
Lajmi është bërë publik nga Kreu i Hipotekave, Valdrin Pjetri, sipas të cilit bëhet fjalë për 9 shërbimet më të kërkuara nga qytetarët e bizneset, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të veprimeve kadastrale.
Shërbimi Fast Track po pilotohet në Tiranë, për tu shtrirë më pas edhe në Zyrat e tjera të Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme në vend.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.