Shërbimet e tokës në aeroporte – Keri: Veprimtari e parregulluar me ligj, reflektohet te kostot shumë të larta
Shërbimet e tokës në aeroporte, që kanë të bëjnë me punët që këta të fundit kryejnë për kompanitë ajrore, janë një veprimtari tërësisht e parregulluar nga legjislacioni aktual, çka reflektohet edhe te çmimet e larta të biletave.
Shqetësimi është ngritur nga vetë kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri i cili shtoi se Kodi i ri Ajror që po diskutohet në kuvend do të pasqyrojë edhe ndryshimet më që po bëhen së fundmi edhe nga Komisioni Europian në këtë drejtim.
Diskutimi i Kodit të ri Ajror nisi këtë javë në Kuvend, ndërkohë që deputetët kërkuan zgjidhjen përfundimtare të çmimit të lartë të biletave të transportit ajror në vendin tonë. Për këtë arsye u kërkua edhe një analizë e detajuar mbi shkaqet që reflektojnë këtë situatë, duke nxjerrë një përfundim nëse kjo ndikohet nga çmimet e larta të aeroportit të Rinasit apo vijnë si pasojë e mungesës së konkurrencës, në një kohë që vetëm ky aeroport është funksional.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.