Shërbimi Meteorologjik: Qielli i kthjellët i së shtunës do të pasohet nga vranësira graduale
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, teksa ka bërë me dije se temperatura më e lartë e regjistruar sot ka qenë pikërisht në qytetin e Elbasanit prej 25⁰C.
“Kjo ditë e vërtetë pranverore që përfshiu vendin do të pasohet ditën e nesërme pasdite nga ardhja e masave të paqëndrueshme. Qielli i kthjellët i mëngjesit të së shtunës do të pasohet nga vranësirat graduale. Në orët e pasdites e të mbrëmjes në pjesën veriore do të nisin reshjet e shiut,” njofton SHM.
Sipas MSH dita e diel kryesisht do të jetë e vranët me reshje shiu në pjesën veriore e atë qendrore të vendit. Temperaturat për ditën e nesërme do të jenë si më poshtë:
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.