Shërbimi veterinar – BE, 2.8 milionë euro për fazën e dytë të projektit PAZA
2.8 milion euro është financimi i Bashkimit Europian për fazën e dytë të projektit PAZA, projekt i cili mbështet shërbimin veterinar në Shqipëri.
Sipas ekspertit për mediat, Florian Papadhimitri, fokusi është tek reduktimi i sëmundjeve te kafshët, të cilat transmetohen më pas tek njeriu. Papadhimitri thekson se, këtë vit janë siguruar 500 mijë vaksina kundër tërbimit për dhelprën e kuqe.
Eksperti Papadhimitri bëri të ditur se, fale këtyre projekteve, numri i sëmundjeve tek kafshët dhe tek njerëzit është reduktuar.
Nga 440 raste infektive të evidentuara në 2011 tek njerëzit, ky numër është ulur deri në 140, në 2016.
Kjo është fushata e 7 e vaksinimit kundër tërbimit. Gjatë fushatës së 6-të u realizuan 578,644 vaksina karrem, të shpërndara në gjithë territorin e Shqipërisë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.