“Shëtitësi”, mallra të dyshuara si kontrabandë nga Kina! Bllokohen 45 mijë termometra, 1200 matësa tensioni e 3600 biberonë fëmijësh
Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. Sh., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohej se tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-3 vula të dyshuara të falsifikuara
-692 kg letra të lagura me logo të ndyshme
-23 600 prerëse për thonjtë
-21 400 termometra trupi
-4 320 termometra ambienti
-1 200 matësa tensioni
-9 000 erashka plastike dhe druri
-30 000 karfica
-36 000 shishe me biberon për fëmijë
-7 000 kuti me domino
-1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja
Referuar njoftimit të Policisë, shtetasi i lartpërmendur, kishte marrë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Nenet 178, 186, 144/a dhe 180, të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.