Shifra/ Me sa doza po e nis Shqipëria procesin e vaksinimit?
Shqipëria ka siguruar 975 vaksina me të cilat do të nisë procesin e vaksinimit të stafeve mjekësore. Një pjesë e këtyre vaksinave do t’i jepen edhe Kosovës. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri publik planin e vaksinimit që do të shtrihet në Tiranë dhe në rrethe.
Këto vaksina janë një donacion i një vendi anëtar të BE-së. Ndërkohë, pritet që n ë javën e tretë të këtij muaji të nisin dërgesat e 500 mijë dozave që Shqipëria ka siguruar nga kompania Pfizer.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.