Shifrat e INSTAT/ Çfarë po ndodh me shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA
Shqipëria ka njohur në mars të këtij viti, një rritje të vogël të eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Referuar të dhënave të INSTAT, në mars Shqipëria eksportoi 514 milion lekë mallra. Në mars të një viti më parë, eksportet ishin në nivelin e 457 milion lekëve.
Në nivel tremujori, eksportet kanë njohur rënie. Në janar-mars 2019 Shqipëria eksportoi 1.1 miliardë lekë mallra. Krahasuar me periudhën janar-mars 2018, rezulton se këtë vit Shqipëria ka eksportuar 200 milion lekë mallra më pak.
Ndryshe nga ndodhur me importet.
Në mars të këtij viti Shqipëria ka importuar nga SHBA rreth 1.1 miliardë lekë mallra duke njohur rritje krahasuar me marsin e vitit 2018 kur importoi 923 milion lekë. Edhe në nivel tremujori (janar-mars) rezulton se Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet.
Referuar të dhënave të INSTAT, në janar-mars 2019, Shqipëria importoi rreth 2.7 miliard lekë duke njohur një rritje me 400 milion lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.