Shifrat e kolapsit në Durrës – Mbi 1000 biznese të pezulluara, ekonomia po operon me 30-40% të kapacitetit
Në Durrës janë pezulluar më shumë se 1000 biznese të vogla, dhjetra fasoneri dhe më shumë se 100 biznese të mëdha janë duke kërkuar ambiente të tjera dhe të sigurta për të vazhduar aktivitetin e tyre. Kjo ishte deklarata e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Alban Isteri, nga studio e “Argument” të hënën në mbrëmje.
Ndër të tjera, ai shtoi se sot, ekonomia e durrësit po punon me një kapacitet prodhues në vetëm 30-40%, c`ka sinjalizon se normaliteti është ende larg dhe se kjo periudhë e vështirë do të ketë impakt në të gjithë ekonominë e vendit.
Një tjetër sektor që ka pasur impakt pas tërmetit dhe që pritet të ridimensionohet pas 26 nëntorit është edhe tregu imobiliar, ai i pasurive të paluajtshme. Për eskpertin e këtij tregu, Eglent Bici, çmimet e qirave janë rritur, por janë rritur edhe çmimet e banesave në shitje në pallatet që i kanë rezistuar tërmetit, sidomos në Durrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.