Shifrat modeste të energjisë diellore – Shifrat për 3-mujorin/ Impiantet diellore prodhuan 0.3% të energjisë totale
Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar kryesisht nga hidrocentralet, teksa për 3-mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga dielli arriti në 0.3% të totalit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në total në periudhën janar-mars u prodhua 8001 MWH energjisë, duke shënuar rritje në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e prodhimit nga burimet ujore reflekton ulje të peshës totale të prodhimit. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli arritur në 11 gjatë vitit 2020, çka ka sjellë edhe një rritje të prodhimit të energjisë nga ky burim, ndonëse nuk përbëjnë të dhëna domethënëse në drejtim të shfrytëzimit të energjisë diellore. Megjithatë, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësiras pasohet me fatura te jete të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore. Kështu, gjatë vitit 2020 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpenzuar rreth 118 mln euro për blerjen e energjisë. Ndërkaq, ajo që pritet të sjellë një impakt të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë dhe ai i Spitallës, që në total do të kenë me një fuqi të instaluar prej 240 MW.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.