Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së Covid – Policia arreston 6 administrator farmacish
Policia e shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
- B.B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
- F.M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
- M.Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
- J.P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
- F.L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
- B.O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Sipas njoftimit arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.
Policia informon se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.