Shitet makina e James Bond – ”Aston Martin DB5” e vitit 1965, arrin 6.4 mln dollarë në ankand
Një Aston Martin DB5 e vitit 1965, me pajisje të veçanta për James Bond, si çpues gomash, mbrojtës antiplumb dhe mitralozë, është shitur për 6.4 milionë dollarë, sipas kompanisë së ankandeve të makinave klasike, RM Sotheby’s. Makina nuk është parë ndonjëherë në filmat e James Bond, por ngjason me atë që agjenti “007” përdorte te “Goldfinger” dhe “Thunderball”.
Automjeti është porositur nga prodhuesi i filmave, “Eon Productions” dhe është përdorur në evente të promocionit për “Thunderball” në Shtetet e Bashkuara. Makina përfshin 13 modifikime të krijuar për James Bond, përfshirë një mitraloz Browning në çdo parafango, çpues gomash në brenda disqeve dhe një xham të përparmë të papërshkueshëm nga plumbat.
Sotheby’s deklaroi se modifikimet janë rinovuar që të funksionojnë si origjinale dhe shtoi se makina ka pasur 3 pronarë privatë në 50 vite.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.