Shitet teza dhe karrigia me rrota e Stephen Hawking – Çmimi tejkalon pritshmërinë
Karrigia e motorizuar e përdorur nga fizikanti britanik, Stephen Hawking, u shit për pothuajse 300,000 paund ndërsa teza e tij u shit pothuaj dyfishin në ankand për të mbledhur para për bamirësi.
I njohur për punën e tij, e cila eksploronte origjinën e universit, Hawking vdiq në mars në moshën 76 vjeç pasi kaloi shumicën e jetës së tij në një karrige me rrota me sëmundje neurone motorike. Disa nga sendet e tij duke përfshirë esetë, medaljet, çmimet dhe një kopje e librit të tij “Historia e shkurtër e kohës” u shitën në internet së bashku me letrat dhe dorëshkrimet që i përkisnin Isaac Newton, Charles Darwin dhe Albert Ajnshtajn.
Teza 117-faqeshe e Hawking-it,“Prona të universeve në zgjerim” e 1965, u shit për 584,750 paund, edhe pse vlerësimi ishte deri në 150,000. Medalet dhe çmimet e fituara nga fizikanti u shitën për 296,750 paund, krahasuar me vlerësimin prej 15,000 paund, ndërsa karroca e motorizuar u shit për 296,750 paund, krahasuar me një vlerësim prej 15,000 paund.
“Stephen Hawking ishte një personalitet i madh në mbarë botën. Ai kishte këtë aftësi mahnitëse për t’u lidhur me njerëzit” – tha për Reuters, Thomas Venning, drejtori i departamentit të dorëshkrimeve në shtëpinë e ankandit, Christie’s London. Kompania e shitjeve, Christies zhvilloi ankandin nëntë-ditor të quajtur “Në Supet e Gjigantëve” për të mbledhur para për Fondacionin Stephen Hawking dhe Shoqatën e Sëmundjeve Neurone Motorike.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.