Shitja e duhanit në çdo dyqan – Manastirliu: Pikat e autorizuara do rrisnin informalitetin, forcohen masat antiduhan
Shitja e produkteve te duhanit vetëm në pika te autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë, në kushtet aktuale do të sillte rritje të informalitetit”.
Deklarata u bë nga ministrja, Ogerta Manastirliu gjatë prezantimit të ligjit të ri të duhanit në kuvend, pas ndryshimit të variantit fillestar që parashikonte ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit në çdo dyqan.
Ministrja prezantoi dhe masat e reja, në drejtim të subjekteve që lejojnë pirjen e duhanit në ambientet e brendshme.
Ligji i ri parashikon edhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak, si dhe cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje. Ndryshimet e propozuara, që synojnë parandalimin e duhan pirjes u miratuan në parim nga Komisioni i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.