Shitjet me pakicë në Britaninë e madhe – Gjasat, Banka e Anglisë të rrisë normat e interesit
Shitjet me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar u rritën papritur në gusht, duke rritur mundësinë që Banka e Anglisë të rrisë normat e interesit në nëntor.
Javën e kaluar BOE tha, se ka gjasa të rrisë normat e interesat në muajt e ardhshëm në qoftë se ekonomia dhe presionet e inflacionit forcohen siç pritej.
Vëllimi i shitjeve me pakicë u rrit me 1.0 për qind nga muaji në muaj duke mposhtur të gjitha parashikimet e ekonomistëve në një sondazh të Reuters dhe rritja e shitjeve të korrikut u rishikua deri në 0.6 për qind.
Duke parë tre muajt deri në Gusht si një të vetme, e cila zbut paqëndrueshmërinë mujore në të dhënat, rritja e shitjeve krahasuar me tre muajt e mëparshëm u rrit në 1.2 për qind në një normë tre mujore prej 0.7 për qind në korrik.
Megjithatë, ONS tha se rritja gati rekord e shitjeve do të duhej të ndalonte në shtator për parandalimin e rritjes së tremujorit të tretë duke shfaqur një ngadalësim të tre muajve në qershor.
Politikëbërësit e BOE presin rritje të moderuar të shitjeve me pakicë në tremujorin e tretë, pasi kërkesa e konsumatorit tregon shenja përmirësimi pas dobësisë në pjesën e parë të vitit, megjithatë ata thanë se ishte shumë shpejt për të treguar nëse do të kompensonte investimet e dobëta të biznesit.
Krahasuar me një vit më parë, shitjet në muajin gusht u rritën me 2.4 për qind krahasuar me pritjet për një rritje prej 1.1 për qind.
“Brenda shitjeve me pakicë të këtij muaji ne po shohim një rritje të fortë të çmimeve. Megjithatë, ne ende shohim rritje të theksuar në vëllimet e shitjeve dhe me rritje të fortë në blerjet jo thelbësore”, tha statistikanti i ONS, Kate Davies.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.