Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Durrës – Procedohet penalisht kapiteni i një trageti
Policia e Shtetit bën me dije se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).
Sipas njoftimit procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.