Shkaku i tkurrjes industriale në Europë – BQE: Kryesisht faktorë të brendshëm, si sektori makinave në Gjermani
Banka Qendrore Europiane bëri të ditur se tkurrja e industrisë së Eurozonës në kohët e fundit mund të ketë ardhur nga faktorë të brendshëm, duke hedhur poshtë shqetësimet se vështirësia e sektorit po shkaktohet nga jashtë. Ndërkohë që lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA po ul kërkesën botërore, sektori gjigant industrial në Eurozonë ka qenë në recesion për pjesën më të madhe të vitit, duke detyruar bankën që të prezantojë stimuj të rinj monetarë.
Institucioni bëri të ditur se në gjysmën e parë të 2018-ës, zhvillimet botërore kanë qenë me të vërtetë shkaku kryesor i rënies së industrisë. Por, që prej Korrikut 2018, Banka Qendrore Europiane thekson se faktorët e brendshëm kanë qenë fajtorët kryesor të rënies së sektorit.
“Nga Korriku 2018 e deri në Qershor 2019, faktorët botëror tregtar që lidhen me zhvillimet në Kinë, Britani dhe SHBA, shpjegojnë 37% të rënies së prodhimit industria në Eurozonë, ndërsa faktorët e brendshëm sollën 63% të rënies” deklaroi banka. Institucioni theksoi industrinë e makinave në Gjermani ndër faktorët e brendshëm, kryesisht prej vështirësive në lidhje me përshtatjen ndaj rregullave të reja të ndotjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.