Shkarkimi i Presidentit Meta – Manja: Kuvendi protokolloi kërkesën e 55 deputetëve, nis procedura e shqyrtimit
Kuvendi ka nisur zyrtarisht hapat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja bëri me dije të martën se Kuvendi tashmë ka protokolluar kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Metës dhe se ajo tashmë është futur në procedurë shqyrtimi.
Mazhoranca bëri publik vendimin për shkarkimin e Presidentit menjëherë pasi ky i fundit anuloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, proces që parashikon disa etapa dhe mund të zgjasë disa muaj.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.