Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministria e Bujqësisë jep arsyen
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Në vend të tij është emëruar kreu i ri i këtij institucioni, Robert Lili.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.