Shkelën rregulloren e Maturës Shtetërore – MASR: Masa disiplinore deri në largim nga puna për 5 administratorët
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit do të ndërmarrë masa disiplinore deri në largim nga puna ndaj 5 administratorëve që shkelën rregulloren e Maturës Shtetërore.
Sipas njoftimit të MASR, Komiteti i Maturës Shtetërore 2018 ka shqyrtuar raportet e monitorimit të përfaqësuesve të autorizuar në provimin e detyruar të Matematikës, sesioni i parë, i zhvilluar më 13 qershor 2018.
Pas përfundimit të shqyrtimit të tij, është konstatuar se 11 nxënës maturantë kanë qenë të pajisur me celular, konkretisht në:
DAR Gjirokastër: 1 nxënës
DAR Kukës: 6 nxënës
DAR Tiranë: 2 nxënës
ZA Kurbin: 2 nxënës
5 administratorët nuk i kanë identifikuar maturantët me celular në mjediset e provimit. Ndërkohë, Komiteti i Maturës Shtetërore vendosi përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit të testit për 11 nxënësit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.