Shkelin vetëkarantinimit e detyrueshëm – Policia gjobit me 700 mijë lekë 3 shtetas
Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit. Sipas njoftimit gjatë kontrolleve janë ndëshkuar me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur,”, bën me dije Policia.
Policia ka njoftuar se në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim duke vendosur masat administrative për shtetasit:
-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;
-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;
-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;
“Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë,” shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.