‘Shkelje të rregullave anti-monopol dhe abuzim me pozicionin dominues në treg’ – Alibaba gjobitet me 2,75 mld dollarë
Rregullatorët kinezë kanë gjobitur Alibaba Group Holding Ltd 18 miliardë juanë (2.75 miliardë dollarë) për shkelje të rregullave anti-monopol dhe abuzim me pozicionin e saj dominues të tregut, duke shënuar gjobën më të lartë të antitrustit që është vendosur në vend. Shuma e gjobës që është e barabartë me rreth 4% të të ardhurave të Alibaba për vitin 2019, shënon një goditje rregullatore të paparë deri më sot ndaj konglomerateve të teknologjisë.
Perandoria e biznesit e themeluesit të Alibaba, Jack Ma është vënë veçanërisht në vëmendje pas kritikave të tij ashpra ndaj sistemit rregullator të Kinës në fund të tetorit. Në fund të dhjetorit, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut (SAMR) njoftoi se nisi një hetim antitrusti në kompani. Kjo erdhi pasi autoritetet hetuan një ofertë fillestare publike të planifikuar prej 37 miliardë dollarësh nga Ant Group, krahu i financave të internetit të Alibaba.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.