Shkeljet me tenderat, 26 tipologjitë – APP: Shmangni konfliktet e interesit, mos përjashtoni nga gara bizneset e vogla e të mesme
62 punonjës të njësive të prokurimeve në institucionet publike janë ndëshkuar me gjoba, ndërkohë që janë propozuar edhe 57 masa disiplinore për shkak të shkeljes së legjislacionit në zhvillimin e tenderave. Agjencia e Prokurimeve Publike ka përmbledhur në një document 26 tipologjitë e shkeljeve që hasen më së shumti nga njësitë përgjegjëse nëpër institucione, si dhe rekomandimet për të shmangur përsëritjen e tyre.
Ato nisin që nga konflikti I interest të punonjësve të njësive të prokurimeve, te llogaritja e fondeve, te ndarja e panevojshme ne lote, te çmimet reference, deri te vendosja e kritereve të ashpra për pjesëmarrje të cilat përjashtojnë pjesën më të madhe të konkurrentëve të mundshëm.
Në thelb të shkeljeve qëndron vendosja e kritereve përjashtuese, siç mund të jenë numri i punëtorëve, kapacitetet teknike, historiku I kompanive, licenca, certifikata, të cilat mbajnë larg garat kompanitë e vogla e të mesme, të cilat mund t’i mbulojnë shumë mirë nevojat e procedurave të prokurimit.
Né procedurat e verifikuara nga APP, është konstatuar se, autoritetet kontraktore kërkojnë numër te pa-argumentuar punëtoresh, kusht që automatikisht lejon pjesëmarrjen në gara të kompanive të mëdha edhe kur kjo nuk është e domosdoshme. Po ashtu, në tendera të caktuar, vihen kushte që punonjësit të kenë përvoja pune apo kohëzgjatje në punë për periudha të gjata, gjë që gjithshtu është një kriter përjashtues.
Konstatohet se né kriteret për kualifikim përcaktohet qe operatoret ekonomikë për te kryer një shërbim duhet te disponojnë automjet te përshtatshëm, te kenë ambient te përshtatshëm, te kenë aktivitet pozitiv te qëndrueshëm, stafi te ketë njohuri te thelluara etj, të cilat gjithashtu shpesh u krijojnë mundësi për pjesëmarrjen në garë një numri të vogël kompanish.
Në shumë raste, u kërkohet operatorëve ekonomike te paraqesin dokumente, te cilat nuk shërbejnë për té vlerësuar përmbushjen e ndonjë kriteri té vene nga Autoritetet Kontraktore, ndërkohë që vendosest shpesh kushti që konkurrentët të jenë shpërndarës me shumicë, ndërkohë që shërbimi mund të ofrohet shumë mirë edhe nga shitësit fundorë me pakicë, të cilët përjashtohen tërësisht nga tenderat.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.