Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë/ Bien eksportet me 369 miliardë lekë
Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë kanë pasur luhatje krahasuar me vitin e kaluar ,sidomos në eksporte. Këto të fundit kanë pësuar një rënie me 369 miliardë lekë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar ndërsa importet kanë rënë me 59 milionë lekë krahasuar më të njëjtën periudhë.
Sipas të dhënave nga INSTAT, vihet re një rritje në importe ku gjatë tetë mujorit të 2018 importet arritën shifrën 33.7 miliardë nga 31 miliardë në tetë mujorin e 2018. Eksportet nga ana tjetër në periudhën janar-gusht 2018 arritën në pothuaj 3.9 miliardë lekë nga 5.6 miliardë në janar-gusht të 2017.
Për sa i përket importeve sipas grup-mallrave, konstatohet një rritje në mallrat si “ushqim, pije, duhan, lëkurë dhe artikuj lëkurë, prodhime druri dhe letre, material ndërtimi dhe metale dhe makineri”. Nga ana tjetër vërehet një ulje në mallrat si : “produkte kimike plastike dhe tekstile e këpucë”.
Në përgjithësi vihet re një rënie në eksporte dhe rritje e lehtë në importe.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.