Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë/ “Barazohen” importet por eksportet janë 4.4 miliardë lekë larg
Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt normalizimit të nivelit të shkëmbimeve tregtare, edhe pse ka një hendek të madh në nivelin e eksporteve në krahasim me një vit më parë.
Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, në korrik të këtij viti Shqipëria eksportoi në Kosovë 2.6 miliardë lekë mallra. Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, niveli i eksporteve është – 400 milionë lekë.
Ndërkohë, në periudhën janar-korrik 2020 eksportet arritën vlerën rreth 13 miliardë lekë duke njohur një rënie të fortë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur niveli ishte 17.4 miliardë lekë.
Sa i përket importeve nga Kosova, ato rezultojnë të kenë qendruar në nivele të njëjta. Në korrik të këtij viti Shqipëria importoi nga Kosova 859 milionë lekë mallra duke njohur rritje në krahasim me korrikun e vitit të kaluar kur niveli ishte 741 milionë lekë. Ndërkohë, në periudhën janar-korrik 2020, importet ishin 4.4 miliardë lekë, duke qendruar në të njëjtat nivele me një vit më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.