Shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA/ Eksportet zbehen ndjeshëm por gjallërohen importet. Rritje me 4 miliardë lekë
Shqipëria ka njohur këtë vit një ulje të eksporteve drejt Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë importet kanë tendencë rritëse. Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka eksportuar në SHBA mallra në vlerë 209 milion lekë duke njohur një rënie të ndjeshme në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ku niveli i i eksporteve ishte 738 milion lekë.
Edhe në rang 9 mujori konstatohet një rënie me 1 miliard lekë më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në janar-shtator 2018 Shqipëria eksportoi në SHBA mallra me vlerë 3.9 miliardë lekë kurse në janar-shtator 2019 eksportet ranë në nivelin e 2.9 miliardë lekëve.
Ndryshe ndodh me importet. Në shtator 2019 Shqipëria importoi nga SHBA mallra me vlerë 981 milion lekë duke njohur një rritje të lehtë në krahasim me shtatorin e 2018 kur importet ishin 906 milion lekë. Në rang 9 mujori rezulton se Shqipëria ka importuar nga SHBA 42 miliard lekë duke njohur një rritje me 4 miliard lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.