Shkëmbimet tregtare zvicerane po lëvizin me “orë shqiptare”!
Shqipëria ka njohur një zhbalancim të fortë në marrëdhëniet tregtare më Zvicrën. Referuar të dhënave të INSTAT, importet janë rritur ndjeshëm por eksportet kanë rënë gjithashtu ndjeshëm.
Në periudhën janar-tetor të këtij viti, importet ishin në vlerën e 12.8 miliardë lekëve, duke njohur një rritje me 5.3 miliardë lekë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, eksportet kanë njohur një rënie të konsiderueshme.
Në janar-tetor 2019, eksportet drejt Zvicrës ishin në nivelin e 780 milionë lekëve. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet në Zvicër ishin në nivelin e 2.8 miliardë lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.