Shkencëtarët zbulojnë arsyen e vërtetë për hapjen e gojës, dhe kur nuk jemi të përgjumur
Një studim, i cili lidhet me procesin e hapjes së gojës, edhe kur nuk jemi të përgjumur, përfshiu 92 studentë të biologjisë, të cilët ndryshuan temperaturën e trurit të tyre në laborator. Skuadra dëshironte të provonte hipotezën se, hapja e gojës shkaktohet nga kafka, e cila kur është shumë e nxehtë, jep sinjal që të hapet goja, për të ftohur trurin, duke përthithur ajër të ftohtë.
Temperatura e trurit mund të ndryshojë për një sërë arsyesh, duke përfshirë stresin por dhe mungesën e gjumit.
Studentët, e kryen studimin duke vendosur një paketë të ftohtë në enët kryesore të gjakut, në qafë që pompojnë gjakun drejt trurit, qafës dhe fytyrës. Ata mbajtën paketimin në këtë zonë për pesë minuta dhe shkencëtarët përdorën pajisje termografike të imazhit për të kontrolluar nëse temperatura e trurit të pjesëmarrësve ishte ndryshuar.
Shkencëtari Gallup dhe ekipi i tij, dolën në përfundimin se kjo është një nga arsyet kryesore të hapjes së gojës dhe së dyti, mund të përmendim si një faktor tepër të rëndësishëm, privimin e vetë-imponuar të gjumit pas përgjumjes ekstreme.
Gjithashtu, një studim i mëparshëm, ka treguar se njerëzit kanë më pak gjasa të hapin gojën gjatë dimrit se në muajt e verës.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.