Shkodër, takim me përfaqësuesit e DHT– Qato: Diskutime mbi lehtësirat doganore dhe implementimin e teknologjive moderne
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, vijon me takimet dhe dëgjesat publike në të gjithë Shqipërinë .
Sot zhvilluan një konsultim me 6 përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, ku ishte e pranishme edhe Ministrja Sonila Qato.
Fokusi i këtij bashkëbisedimi ishin problemet e biznesit dhe propozimet e tyre më qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Po ashtu, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Shkodër, patën mundësinë të shprehin edhe sugjerimet e tyre të cilat varionin nga lehtësirat doganore e deri te strategjia për nxitjen e implementimit të teknologjive moderne.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.