Shkodra: ” Ne nuk kemi rritje të zgjuar ekonomike”- Një mal me rezerva për shifrat e INSTAT
Të hënën në mbrëmje në ‘Argument’’ ishte i ftuar dhe z.Arben Shkodra, për të diskutuar rreth pagave dhe mirëqënies së shqiptarëve. Një ndër materialet që ishin pregatitur nga stafi i emisionit, për të pasqyruar me figurë dhe zë, më tëpër informacione rreth temës që do të diskutohej, ishtë një tabelë e INSTAT e cila tregonte shkallën e papunësisë në Shqipëri. Kjo tabelë tregonte se papunësia në Shqipëri shënonte një ulje të ndjeshme duke dhënë kështu një impakt pozitiv për publikun por z.Shkodra nuk u bazua tek këto të dhëna, pasi ai i merrte me rezerva këto shifra të INSTAT. Sipas tij sa herë që një parti politike vjen në pushtet rezultati është shumë i mirë, por ndër vite ne nuk kemi krijuar një instat solid.
‘’Tendenca është në ulje por nga ana tjetër biznesi prodhues në këtë vend vuan për kanditatë të mirë për ti punësuar, pasi ne nuk kemi cilësi në krijimin e punësimit dhe cilësia vjen nga edukimi. Kështu që rrjedhimisht ne nuk kemi cilësi as në edukim.’’- shprehet z.Arben.
Si një nga pikat kyce të mirëqenies sociale është dhe rritja ekonomike, por jo ajo cfarë ne kemi quajtur deri më sot rritje ekonomike.
”Bota flet për rritje të zgjuar ekonomike, ndërsa ne nuk flasim për të. Sot në gjithë vendet e Bashkimit Europian flasin për rritjen e zgjuar ekonomike. Kemi 44 strategji nga shtete të ndryshme të cilat nuk funksionojnë. Ne kemi frymë sipërmarrëse por nuk i zhvillojmë ato dhe nga ktu nis zhvillimi ekonomik i këtij vendi, më pas duke e kualifikuar me edukimin. Edukata jonë financiare lë për të dëshiruar, sepse kemi pasur mangësi ndër vite.’’ – thekson ai.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.